LAJMI I FUNDIT:

Ariana Grande i mbulon në mënyrë kreative tatuazhet që e lidhin me ish-të dashurin

Ariana Grande i mbulon në mënyrë kreative tatuazhet që e lidhin me ish-të dashurin
Ariana Grande (Foto: Mike Coppola/Getty Images for Billboard/Guliver)

Gjatë kohës kur Ariana Grande ishte në lidhje me Pete Davidson, dyshja kishin bërë tatuazhe të përbashkëta që ia kishin kushtuar njëri-tjetrit, ndërsa pas ndarjes me të, këngëtarja vendosi ta largonte një prej tatuazheve, para se të nisje në turneun botëror.

Në tetor të vitit të kaluar, çifti e ndërpreu fejesën dhe vendosën t’i largonin tatuazhet që i lidhnin me njëri-tjetrin. Ariana e kishte emrin e ish-të dashurit të shkruar në gisht, ndërsa këtë tatuazh e ka mbuluar me një zemër të zezë.


(Foto: Instagram)

Edhe pse i kanë mbuluar vizatimet trupore dhe të gjithëve ua kanë bërë me dije se asgjë më nuk i lidh me njëri-tjetrin, së fundmi është mësuar se megjithatë, ata kanë edhe një tjetër tatuazh të përbashkët me mbishkrimin “Always” – të cilin Pete e ka në shpinë, kurse Ariana e ka në pjesën e brinjëve në gjoks.

Të gjitha lajmet nga Ariana Grande
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ariana Grande

Megjithatë, Grande dëshiron ta largojë edhe tatuazhin e fundit që e lidh me Davidson, duke qenë se në afërsi të tatuazhit të vjetër ka bërë edhe një vizatim të ri. Në ndërkohë akoma nuk dihet se si do duket në fund ky tatuazh.

(Foto: Instagram)

“Nuk po e mbuloj, ky është vetëm një proces në zhvillim. Po ashtu, spektakli fillon nesër. Jua dua dhe u jam shumë falënderuese të gjithëve, shihemi së shpejti”, ka shkruar 25-vjeçarja. /Telegrafi/

(Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori