LAJMI I FUNDIT:

Argjentinasit me dhuratë të çmuar për Messin

Argjentinasit me dhuratë të çmuar për Messin

Lionel Messi është ylli i një muraleje të re në Buenos Aires më pak se një javë pasi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.

Argjentinasit e mposhtën Francën me penallti të dielën e kaluar për të fituar Kupën e Botës së tyre të parë në 36 vjet, dhe nuk ka kaluar shumë kohë për t’u shëndërruar në një vepër mahnitëse nga artisti Maximiliano Bagnasco.


E bërë në lagjen Palermo të Buenos Aires, murali paraqet Messin përpara dhe në qendër duke ngritur trofeun gjatë festimeve pas finales, me portierin Emi Martinez pas tij.

Messi ngriti trofeun i rrethuar nga shokët e tij të skuadrës pasi mposhtën Francën fundjavën e kaluar

Paulo Dybala dhe Rodrigo de Paul janë paraqitur gjithashtu në imazhin mbresëlënës.

“Kjo është mënyra ime për të thënë faleminderit. Është gjithashtu një dhuratë për njerëzit. Futbolli për popullin argjentinas është gjithmonë një gëzim dhe na lejon të kapërcejmë më mirë momentet e vështira”, deklaroi Bagnasco sipas AS.

“Ne pamë Argjentinën të bashkuar me miliona njerëz në rrugë… Ne jemi kampionë bote!”.

Murali i Lionel Messit është bërë në lagjen Palermo të Buenos Aires

Murale të tjera të ndryshme të Messit ishin parë në Argjentinë gjatë turneut.

Bagnasco tha se ai filloi pikturën murale menjëherë pas përfundimit të finales, ku Messi shënoi dy gola dhe më vonë e realizoi edhe penalltinë e dytë të tij në këtë takim, tani nëpërmjet 11 metërshave. /Telegrafi/

Murali është realizuar nga artisti argjentinas Maximiliano Bagnasco

Tifozët fotografojnë muralin, i cili është bërë pak pas finales së Kupës së Botës në Katar

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori