LAJMI I FUNDIT:

Argjentina rrit normat e interesit në 40%

Argjentina rrit normat e interesit në 40%

Banka qendrore e Argjentinës ka rritur normat e interesit për të tretën herë në tetë ditë, pasi monedha e vendit Pezo, vazhdon të bie ndjeshëm.

Të premten, banka rriti normat në 40 për qind nga 33.25 për qind, një ditë pasi ato ishin rritur nga 30.25 për qind.


Ngritjet kanë për qëllim mbështetjen e vlerës së monedhës, e cila ka humbur një të katërtën e vlerës së saj gjatë vitit të kaluar. Analistët thonë se kriza është duke u përshkallëzuar dhe duket se do të vazhdojë, përcjell Telegrafi.

Argjentina është në mes të një programi reformash ekonomike të tregut, nën udhëheqjen Presidentin Mauricio Macri, i cili po kërkon të ndryshojë vitet e proteksionizmit dhe shpenzimet e larta qeveritare nën paraardhësës së tij, Cristina Fernandez de Kirchner.

Inflacioni, një problem i vazhdueshëm në Argjentinë, në vitin 2017 ishte në 25 për qind, shkalla më e lartë në Amerikën Latine përveç Venezuelës. /Telegrafi/