LAJMI I FUNDIT:

Argjentina, Paraguai, Uruguai dhe Kili duan Kampionatin Botëror të vitit 2030

Argjentina, Paraguai, Uruguai dhe Kili duan Kampionatin Botëror të vitit 2030

Emocionet e Kupës së Botës janë ende të freskëta, ku Argjentina u shpall kampione bote në Katar, duke triumfuar në finale përballë Francës pas penalltive.

Edicioni i ardhshëm do të organizohet në vitin 2026, në Amerikën Veriore, ku Meksika, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada do të jenë nikoqire.


Deri më tani ky është edicioni i fundit që FIFA ka përzgjedhur vendin organizator, ndërsa së fundmi është bërë zyrtare kërkesa për edicionin e vitit 2030.

Argjentina, Paraguai, Uruguai dhe Kili janë bërë bashkë për të marr organizimin e garës më të rëndësishëm të futbollit në Amerikën e Jugut pas edicionit 2014.

Tani mbetet për t’u parë nëse FIFA do t’i besoj organizimin e Kupës së Botës këtyre katër shteteve, që do të ishte për herë të parë që Botërori të zhvillohet në katër shtete të ndryshme. /Telegrafi/