LAJMI I FUNDIT:

Argeta ndërton shtëpi për bamirësi!

Argeta ndërton shtëpi për bamirësi!

Brendi me famë botërore Argeta, në bashkëpunim me korporatën  Buçaj, do të dhurojnë 1 cent për secilën Argeta të shitur në Kosovë duke filluar prej datës 11 Qershor 2018 deri më 11 Qershor 2019.

Fondet e grumbulluara do të përdoren për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë në komunën e Mitrovicës, e cila është përzgjedhur duke marrë parasysh numrin e familjeve që bëjnë pjesë në skemën sociale.

Përfaqësuesit nga Buçaj kanë lëshuar deklaratën e mëposhtme:

“Buçaj si një kompani tregtare u themelua në këtë komunitet ku ne jetojmë dhe veprojmë dhe falë punës së palodhshme të stafit tonë dhe mbështetjes së klientave gjatë 23 viteve të fundit ne kemi arritur të gëzojmë sukses në veprimtarinë tonë. Andaj, për ta ndarë këtë sukese me njerëzit që na mbështetën, lindi edhe ideja e projektit Argeta, e cila i është prezantuar prodhuesve te brendit Argeta si një mundësi për të bashkëpunuar.

Argeta është një markë që inkorporon në masë të madhe vlerat shoqërore dhe ata e kanë mirëpritur idenë për këtë iniciativë! “

“Ky projekt është mbështetur nga partnerët tanë :

  • Komuna e Mitrovicës,
  • RTV 21,
  • Gjirafa,
  • Ipko,
  • Entermedia,
  • Emona Center,
  • Meridian Express
  • Albi Market

“Të gjithë këta partnerë kanë shfaqur gadishmërinë e tyre për këtë nismë dhe për të ndihmuar në këtë projekt që të bëhet më i suksesshëm dhe ndaj të cilëve ne jemi shumë mirënjohës!”

“Në bazë të historikut të shitjes të produkteve të brendit Argeta, ne jemi më shumë se të bindur se mund të ndërtojmë 5 shtëpi, mirëpo me mbështetjen e klientave tanë ne shpresojmë të ndërtojmë akoma më shumë.”

Për më shumë për projektin vizitoni faqen zyrtare: www.houses4kosovo.com

*produktet që janë pjesë e projektit janë artikuj të brendit Argeta me mbishkrime në gjuhën shqipe ku përfaqësues është Buçaj sh.p.k.