LAJMI I FUNDIT:

Ardian Ismajli: Me vdekjen e Fadil Vokrrit, ndryshuan gjërat për të keq në FFK

Ardian Ismajli: Me vdekjen e Fadil Vokrrit, ndryshuan gjërat për të keq në FFK

Lojtari që u largua nga kombëtarja e Kosovës për tu bërë pjesë e kombëtares së Shqipërisë është rrëfyer ekskluzivisht për KALLXO.com lidhur me arsyet e ndërrimit të kombëtares dhe i përgjigjet kritikave për këtë.

Ish-Presidenti i ndjerë tani i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në maj të vitit 2018-të, kishte qenë si mysafir i Hajduk Splitit me një qëllim të caktuar, për të biseduar me futbollistin Ardian Ismajli dhe menaxherin e tij Enver Raça, për t’ia konfirmuar të ardhmen e lojtarit në kombëtaren e Kosovës.


Gjatë atij takimi në Kroaci, futbollisti Ardian Ismajli ia kishte konfirmuar Fadil Vokrrit, se e ardhmja e tij është Kosova dhe t’i mbronte ngjyrat e ‘Dardanëve’ edhe për Kombëtaren A, pasi ka qenë Kapiten i Kosovës U21 për ndeshjet e kualifikimeve për Evropianin 2019.

Mirëpo, Ardian Ismajli, tani ka ndërruar kombëtare, duke pranuar ftesën e Shqipërisë, për ndeshjen ndaj Skocisë e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Pas shkuarjes së Ismailit, ka pasur reagime të shumta nga njerëzit e sportit, e njëri ndër ta më i ashpëri ka qenë nga Sekretari i FFK-së Eroll Salihu, i cili ka thënë se Ardian Ismajli ka bërë shantazh të pastër që të ishte me çdo kusht në formacionin bazë të Kosovës.

E për t’i dhënë përgjigje të gjitha këtyre gjërave, Ardian Ismajli, në një intervistë për KALLXO. com, i ka zbuluar këto gjëra dhe ka treguar se përse e ka zgjedhur Shqipërinë para Kosovës.

Ardian Ismajli ka treguar se cila ka qenë arsyeja qe ka vendosur për ta përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë. Ai ka thënë se është privilegj që do të luaj për shqiptarët dhe për flamurin kuq e zi.

“Ka qenë një ëndërr e imja që t’i përfaqësoj të gjithë shqiptarët, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë, Mali i Zi dhe të gjithë diasporën. Për mua do të thotë se jam i privilegjuar që luaj për shqiptarët dhe për flamurin e kuq e zi e që i përfaqëson të gjithë shqiptarët”, ka thënë fillimisht Ardiani.

Ai e ka zbuluar një detaj ekskluziv për KALLXO.com, duke thënë se që nga marsi i këtij viti ka pasur kërkesa nga Shqipëria, që të jetë pjesë e formacionit të saj. Tutje Ismajli ka treguar se trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, e pëlqen stilin e tij të lojës dhe ka dashur që të jetë nën urdhrat e tij.

”Nga marsi i këtij viti kam pasur kërkesë që të jem pjesë e formacionit kuq e zi. Panucci e ka pëlqyer stilin tim të lojës dhe shumë ka dashur të jem nën urdhrat e tij”, tregon Ismajli.

Ismajli ka komentuar edhe fjalët e Sekretarit të FFK-së, Eroll Salihut i cili në mediat kosovare ka thënë se Ardiani kishte bërë shantazh duke kërkuar që të jetë pjesë e formacionit për Kosovën.

“Më vije shumë keq kur dëgjoj deklarata dhe atë pikërisht nga Eroll Salihu, sepse ai më njeh mirë dhe e dinë mirë se çka ka ndodh, por do të ia lejmë kohës. Me vdekjen e Vokrrit, ndryshuan gjërat në FFK, nuk e kam thyer premtimin, por u thye puna e të ndjerit”, specifikon lojtari i Hajduk Splitit.

Lojtari më i ri i Shqipërisë, ka treguar se bashkëlojtaret e tjerë te kombëtarja kuq e zi, e kanë pritur mirë dhe e kanë përkrahur.

“Po shumë mirë më kanë pritur dhe më kanë uruar mirëseardhje në grup dhe janë duke më përkrahur”, ka thënë ai.

Ardiani ka hezituar të tregoj se a do të jetë pjesë e formacionit startues për ndeshjen e së shtunës që luhet prej orës 20:45 në stadiumin “Loro-Boriçi Stadium” në Shkodër, duke thënë se ajo është punë e trajnerit.

“Nuk kam përgjigje sa i përket çështjes së formacionit, është punë e trajnerit”, ka thënë Ardian Ismajli.

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori