LAJMI I FUNDIT:

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Liverpool ka filluar të ndjekë objektivin e Juventusit, Teun Koopmeiners, teksa po kërkon të ribashkojë mesfushorin me trajnerin e tyre të ardhshëm, Arne Slot.

Jurgen Klopp është gati të largohet nga Reds në fund të këtij sezoni, pasi një periudhe nëntëvjeçare në Merseyside, dhe klubi ka vendosur të emërojë Slot si trajnerin e tyre të ardhshëm. Gjithçka që duhet tani është një marrëveshje me Feyenoordin, që janë të prirë ta lirojnë.

Në anën tjetër, Koopmeiners ka vazhduar të shkëlqejë me Atalantën e Gian Piero Gasperinit këtë sezon, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë gjashtë asistime në 44 paraqitje.


Ai ka tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme duke përfshirë Juventusin, Manchester Unitedin dhe tani Liverpoolin.

Calciomercato.com shkruan se si Liverpool ka filluar të peshojë seriozisht një lëvizje për Koopmeiners ndërsa ata kërkojnë përforcime për trajnerin e ardhshëm Slot.

Dyshja kaluan një sezon së bashku në AZ Alkmaar në sezonin 2019-20, ku mesfushori shënoi 16 gola në 42 ndeshje.

Liverpooli identifikon yllin 50 milionësh të Serie A si transferimin e parë të Arne Slot
Lexo po ashtu Liverpooli identifikon yllin 50 milionësh të Serie A si transferimin e parë të Arne Slot

Atalanta e vlerëson 26-vjeçarin me rreth 60 milionë euro, një çmim që është më i arritshëm për të kuqtë sesa për Juventusin që ka shumë interesim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori