LAJMI I FUNDIT:

“Ardhja ime në estradë ka sjell nxitje, kolegët nuk është se më kanë përkrahur” – Gjesti rrëfen rrugën dhe sfidat drejt suksesit

“Ardhja ime në estradë ka sjell nxitje, kolegët nuk është se më kanë përkrahur” – Gjesti rrëfen rrugën dhe sfidat drejt suksesit

2020-ta ka qenë viti më me fat për Besart Kelmendin, i cili për audiencën e gjerë njihet më shumë me emrin artistik, Gjesti.

21-vjeçari, i cili vendosi ta sprovojë veten në rrugën drejt muzikës, për afro dy vitesh ka qëndruar në fron me projekte solo e bashkëpunime mjaft të suksesshme.


Si për çdo të ri që sfidon veten në një profesion, edhe për krijuesin e hitit “Idiote” rruga deri te suksesi nuk ishte edhe aq e lehtë.

View this post on Instagram

A post shared by GjESTI (@gjestt)

Me apo pa miratimin e të tjerëve, Gjesti veçse është ngritur dhe ka zënë një vend të veçantë në estradë, ani pse është një kohë tejet e shkurtër.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ai si rrallëherë ka rrëfyer për fillimet e karrierës, përkrahjen që ia bëri estrada e po ashtu edhe për kohën e pandemisë. Gjithashtu, Gjesti ka përçuar një mesazh shumë domethënës për të rinjtë dhe për të gjithë ata që kanë ëndrra, por që hezitojnë për të ndërmarrë hapin.

Të gjitha lajmet nga Gjesti
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gjesti

Prej afro dy vitesh je pjesë e tregut muzikor shqiptar, si ka qenë kjo periudhë kohore për Gjestin?

“Jam pothuajse që dy vite në tregun shqiptar, për këtë kohë në përgjithësi i kam kaluar me sukses ndonjëherë me vështirësi, kam pasur edhe pengesa por me kalimin e kohës i kam kaluar ato probleme me suksese dhe gjithashtu me mbështetje të njerëzve të mi të afërt”.

Për publikun u bëtë i njohur me emrin artistik ‘Gjesti’, çfarë qëndron pas kësaj nofke dhe si erdhi deri këtu?

“Si emër është paksa i çuditshëm por kjo ka rrjedhur nga vet gjestet e mia dhe për këtë e kam emërtuar veten me emrin Gjest”.

Ju debutuat në treg në një periudhë pandemie, a ka qenë e vështirë për juve si artist i ri?

“Po është e vërtetë debutova në treg në kohën më të vështirë pandemike falë adhuruesve të muzikës time që më mbështetën gjatë gjithë kohës dhe kompania që punojmë së bashku”.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Sollët projekte të shumta të cilat sollën edhe rezultate të kënaqshme, si e vlerëson këtë?

“Jam munduar që të publikoj këngë e projekte të ndryshme, por punën time kam dëshirë që ta vlerësoj publiku”.

View this post on Instagram

A post shared by GjESTI (@gjestt)

Çfarë e bën Gjestin të veçohet nga artistët e tjerë dhe si janë raportet e juaja me kolegët?

“Mua më bën të veçantë lloji i muzikës time, performanca dhe lëvizjet e mia skenike. Të paktë janë artistët që më kanë përkrahur mua dhe me asnjë nuk kam raporte të këqija por as edhe të mira”.

Si të është bërë pritja në estradë dhe çfarë mendon që sollët ju, ndryshe nga të tjerët?

“Të them të drejtën ka pasur edhe sjellje jo të mira nga artistët e tjerë, ardhja ime në estradë ka sjell pak nxitje, më dallon muzika që e bëj me zemër dhe e bëj vet të gjithën”.

Keni vendosur që të jeni më larg intervistave e medieve, përse pikërisht kjo zgjedhje duke qenë se jeni i ri dhe keni nevojë për më shumë përkrahje?

“Kam vendosur që të jem në një kohë të caktuar larg medieve dhe intervistave. Kam menduar që kur të jetë respekti si duhet me përkrahjen e medieve dhe intervistave që iu japin përkrahje artistëve tjerë kur të mendoj që është e barabartë atëherë do të jem edhe unë prezent në intervista. Respekt”.

Si është një ditë e Gjestit, çfarë bën jashtë muzikës?

“Shumicën e kohës e kaloi në studio, ndërsa jashtë muzikës merrem më shumë me budallallëqe hahahah (qesh)”.

View this post on Instagram

A post shared by GjESTI (@gjestt)

Cilat janë planet e juaja për vitin 2022 dhe një mesazh që do e përcillje për fansat e publikun?

“Planet e mia për vitin 2022 ku së bashku me menaxhmentin tim kemi planifikuar një vit të ngarkuar me projekte, do të ketë edhe bashkëpunime dhe shumë surpriza të tjera. Mesazhi im për publikun është punoni fort pa u ndalur sepse pas çdo vështirësie vjen lehtësimi dhe gjithmonë dëgjojeni zemrën tuaj, mos u ndikoni nga mendimet negative të njerëzve”.


*Për t’ua rikujtuar – “Idiote”, “Pandemia”, “HMM”, “Katile”, “Alo”, “U halite”, “Menushem” – janë ndër këngët më të suksesshme të Gjestit, të cilat edhe kanë ‘shpërthyer’ me klikime në platformat e ndryshme muzikore.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori