LAJMI I FUNDIT:

Arben Krasniqi, pjesëmarrës në Konventën e Mini Basketbollit në Madrid

Arben Krasniqi, pjesëmarrës në Konventën e Mini Basketbollit në Madrid

Në Madrid të Spanjës është mbajtur Konventa e Mini Basketbollit, ku ka marrë pjesë edhe Drejtori Teknik në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Krasniqi.

Reklama

Konventa, që është mbajtur nga 2 deri më 4 qershor, ishte pjesë përmbyllëse e trajnimit të Kursit për trajnerë të Mini Basketbollit 2022/23 të organizuar nga FIBA Europe dhe me përfundimin e suksesshëm të këtij kursi zgjidhen edhe Instruktorët Nacionalë të Mini Basketbollit nëpër Federatat përkatëse.

Në këtë Konventë ndër të tjera është diskutuar për: Metodologjia e Mësimdhënies dhe Mësimit të Trajnerëve/Efektive, Kurrikula e ecurisë së mësimdhënies, Mësimet për taktikat në grup-sulm dhe mbrojtje.

Qëllimi i këtij kursi ka qenë që trajnerët të jenë në gjendje të punojnë me fëmijët, si dhe ndarja e njohurive të fituar në këtë klinikë me trajnerët e tjerë të cilët mund të kontribuojnë për Mini Basketbollin.

Mini Basketbolli është duke shënuar rritje të jashtëzakonshme dhe FIBA Europe e ka cilësuar se Federatat kanë nevojë për më shumë trajnerë të Mini Basketbollit, të cilët janë në gjendje të ofrojnë mjedisin e nevojshëm për fëmijët, duke mësuar gjithashtu se si të luajnë lojën e basketbollit.

Në trend Sport

Më shumë
Dënohen gjyqtarët e VAR-it që e dëmtuan Liverpoolin, por dënimi i tyre është shumë qesharak

Dënohen gjyqtarët e VAR-it që e dëmtuan Liverpoolin, por dënimi i tyre është shumë qesharak

Premier League
Neymar thotë

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal

Ligat tjera
A e injoroi Bellingham në festën e golit, Tchouamenin? Pamjet tregojnë momentin e dyshes

A e injoroi Bellingham në festën e golit, Tchouamenin? Pamjet tregojnë momentin e dyshes

La Liga
Waalwijk me një deklaratë zyrtar për portierin që humbi ndjenjat në fushë ndaj Ajaxit

Waalwijk me një deklaratë zyrtar për portierin që humbi ndjenjat në fushë ndaj Ajaxit

Ndërkombëtare
Lëndimet e shumta te Arsenali, zbulohen datat e rikthimit në fushë

Lëndimet e shumta te Arsenali, zbulohen datat e rikthimit në fushë

Premier League
Perez dërgoi skaut për ta vëzhguar nga afër sensacionin e Rennes

Perez dërgoi skaut për ta vëzhguar nga afër sensacionin e Rennes

La Liga
Kalo në kategori