LAJMI I FUNDIT:

Arben Gashi e propozon Glauk Konjufcën për kryetar të Komisionin hetimor për energjinë

Arben Gashi e propozon Glauk Konjufcën për kryetar të Komisionin hetimor për energjinë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke diskutuar për themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Në diskutim janë dy komisione hetimore për energjinë.


Njëri është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe është përkrahur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Komisioni tjetër është propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Konjufca: Zyra Ligjore më ka thënë se Driton Selmanaj nuk mund ta drejtojë Komisionin hetimor për energjinë
Lexo po ashtu Konjufca: Zyra Ligjore më ka thënë se Driton Selmanaj nuk mund ta drejtojë Komisionin hetimor për energjinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se interpretimi nga Zyra Ligjore e Kuvendit kërkon që ky komision nuk mund të drejtohet nga Driton Selmanaj.

Mirëpo, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e propozoi Konjufcën për kryetar të këtij komisioni.

“Po meqenëse, ju po dëshironi me interpretu kaq ngurtë e ngushtë. Unë propozoj kryetar i komisionit të jetë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Faleminderit”,

Gashi, e quajti jo kushtetuese përpjekjen e pozitës për formimin e një komisioni hetimor parlamentar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori