LAJMI I FUNDIT:

Arban Abrashi infektohet me coronavirus

Arban Abrashi infektohet me coronavirus

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi është infektuar me coronavirus.

Abrashi ka thënë se është mirë me shëndet dhe se nuk ka ndonjë komplikim, transmeton Telegrafi.


“Miq, pas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar për COVID 19 dhe kam rezultuar pozitiv. Me shëndet jam mirë dhe nuk kam ndonjë komplikim. Ju lutem keni kujdes dhe përmbahuni masave kundër COVID 19. Të bashkuar do t’ia dalim”, ka shkruar Abrashi  në Facebook.

Ndryshe, trendi i rritjes së rasteve me coronavirus në Kosovë është duke vazhduar, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 720 raste të reja me virus./Telegrafi/