LAJMI I FUNDIT:

Araujo harroi për një moment që ishte duke luajtur futboll – ai e kapi topin me dy duart gjatë aksionit

Araujo harroi për një moment që ishte duke luajtur futboll – ai e kapi topin me dy duart gjatë aksionit

Barcelona po luan si mysafir ndaj Getafes, ku pjesa e parë është mbyllur pa gola dhe me disa momentet interesante që po komentohet në rrjetet sociale.

Pjesa e parë nuk solli gola, po solli duele të forta dhe momente të çuditshme. Barcelona fillimisht mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Raphinha u ndëshkua direkt me të kuq.


Në kohën shtesë të këtij fraksioni ndodhi një moment qesharak, kur Ronald Araujo mori një pasim të gjatë, por në pamundësi që ta ndalte me trup, ai përdori dy duart.

Me te kuptuar gabimin ai kërkoi falje dhe gjyqtari kishte konsideratë duke mos e ndëshkuar edhe përkundër që lojtarët e Getafes reaguan ashpër.

Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale, duke e kthyer Araujon në lojtarë të basketbollit dhe foto afër koshit, duke e ngulitur topin./Telegrafi/