LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite po përgatit ‘bombën’ – një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona

Arabia Saudite po përgatit ‘bombën’ – një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona

Është tashmë e ditur se Arabia Saudite po kërkon transferimin e Vinicius Junior, por njësoj si Real Madridi, tashmë edhe Barcelona rrezikon të humbasë njërin prej lojtarëve të tyre kryesor. 

Klubet nga Lindja e Mesme tashmë kanë 4 miliardë euro në dispozicion për transferime, dhe një pjesë e madhe nga kjo shumë pritet që të përdoret për të joshur emrat e mëdhenj të futbollit botëror. 

Më herët gjatë kësaj jave, ishte raportuar se 350 milionë euro janë përgatitur për Vinicius Junior dhe një shifër pak a shumë e njëjtë mund të shkojë edhe në zyrat e Barcelonës. 


Kjo pasi klubet arabe tashmë kanë shfaqur një interesim të fortë për transferimin e mesfushorit spanjoll, Pedri. 

A po ndodhë rikthimi i madh? Barcelonës i ofrohet mundësia ta transferojë Neymarin
Lexo po ashtu A po ndodhë rikthimi i madh? Barcelonës i ofrohet mundësia ta transferojë Neymarin

Sipas një raportimi nga gazeta katalanase Sport, zyrtarët e Superligës së Arabisë kanë biseduar me përfaqësuesit e Pedrit gjatë Superkupës së Spanjës e cila u mbajt në Jeddah, për ta shprehur interesimin e tyre për 22-vjeçarin. 

Njësoj si me Vinicius, Arabia Saudite synon t’i ofrojë Pedrit një kontratë tejet luksoze, e cila përfshin garanci se ai do të bëhej ambasador për Kupën e Botës 2023, të cilën FIFA e ka konfirmuar se do të mbahet në Lindjen e Mesme. 

Barcelona në anën tjetër nuk e ka në plan që ta zbresë klauzolën e lirimit të Pedrit prej 1 miliardë eurosh dhe duke marrë parasysh se nuk janë të gatshëm të pranojnë oferta, ndonëse në krizë të thellë financiare, klubet arabe duhet me patjetër ta paguajnë klauzolën nëse duan shërbimet e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Juventusi me Thiago Mottan vazhdon të turpërohet, eliminohet me penallti nga Empoli në Kupën e Italisë

Juventusi me Thiago Mottan vazhdon të turpërohet, eliminohet me penallti nga Empoli në Kupën e Italisë

Serie A
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

La Liga
Kalo në kategori