LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite ndërton qytet për “sportet perëndimore”, kostoja e tij kap shumën e 400 miliardë funteve – fansave do t’ju lejohen konsumimi i alkoolit

Arabia Saudite ndërton qytet për “sportet perëndimore”, kostoja e tij kap shumën e 400 miliardë funteve – fansave do t’ju lejohen konsumimi i alkoolit

Arabia Saudite planifikon të ndërtojë një qytet të ri që do të “qeveriset” nga perëndimorët e jo nga vendorët që aplikojnë ligjet e Islamit, shkruan Daily Mail.

E gjitha po bëhet për t’i lehtësuar nikoqirit të organizojë ngjarjet e ndryshme sportive, që do të mblidhnin adhurues të flaktë të sporteve të ndryshme që do të vinin kryesisht nga vendet perëndimore, transmeton Telegrafi.


Sportsmail ka mësuar se elementi kyç i mbretërisë saudite është “Vizioni 2030” që ka për qëllim prezantimin e ligjeve perëndimore në qytetin e ri të Neomit, projekt ky që pritet të kushtojë hiq më pak se 400 miliardë funte dhe do të shtrihet përgjatë pjesës veriperëndimore të Detit të Kuq.

Kjo do të ndihmonte që sa më shumë ngjarje globale sportive të organizohen në këtë qytet, siç është meçi i së shtunës në Riad mes Anthony Joshua dhe Andy Ruiz, organizimi i të cilit ka kushtuar 66 milionë funte.

E duket se këtë e ka kuptuar mirë qeveria saudite që ka rekrutuar një grup ekspertësh nga e mbarë bota, për të realizuar projektin të cilin e ka prezantuar princi i kurorës Mohammed Bin Salman.

Qyteti i ri do të operojë në mënyrë të pavarur nga pjesa tjetër e vendit, ku do të ketë ligje tjera për punonjësit dhe do të ketë të drejta shtesë për femra si dhe vizitorët e shumtë do të kenë liri të konsumojnë alkool, e jo siç u është mohuar fansave në meçin e shumëpërfolur të boksit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori