LAJMI I FUNDIT:

Arabi, të dielën nis pelegrinazhi i Haxhit

Arabi, të dielën nis pelegrinazhi i Haxhit

Dy milionë myslimanë llogaritet të mbërrijnë javën e ardhshme në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit.

Eventit të rëndësishëm i bashkohen këtë radhë edhe pelegrinët nga Irani, autoritetet e të cilit e kanë bojkotuar ritualin këto vitet e fundit, që prej ikjes së rrëmujshme të vitit 2015, kur shtyrja e njerëzve në turmën gjigante të krijuar u kushtoi jetën qindra iranianëve.


Këtë herë Haxhi nis më 19 gusht dhe përfundon në datën 24 të po këtij muaji. I konsideruar si një prej 5 shtyllave të Islamit, ai është një detyrim që çdo mysliman duhet ta përmbushë të paktën një herë në jetë.

Ditë më parë u njoftua se, mes besimtarëve pjesëmarrës do të jenë edhe 1.000 të afërm të policëve dhe ushtarëve egjiptianë të rënë në krye të detyrës. Ata konsiderohen pjesë e programit të të ftuarve specialë të Mbretit saudit Salman, “si shenjë mirënjohjeje për rolin e njerëzve të tyre të afërm në përballjen me terrorizmin, të keqen dhe shtypjen”, thuhet në deklaratën e lëshuar prej autoriteteve egjiptiane.

Për mjaft pelegrinë, kjo është hera e parë që largohen nga shtëpia, duke i hyrë një rrugëtimi dhe sakrifice të kësaj natyre, në temperatura që kapërcejnë 40 gradë Celsius. Këtë vit, sauditët kanë lançuar aplikacione, me të cilat synojnë t’u vijnë në ndihmë pelegrinëve me të gjitha procedurat, duke nisur nga udhëtimi e deri te kujdesi shëndetësor. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori