LAJMI I FUNDIT:

Aprovimi i pjesshëm i ankesave në OSHP dëmtoi buxhetin e Kosovës mbi 246 mijë euro

Aprovimi i pjesshëm i ankesave në OSHP dëmtoi buxhetin e Kosovës mbi 246 mijë euro

Buxheti i Kosovës është dëmtuar për 246 mijë e 882 euro nga aprovimi pjesërisht gabim i 104 ankesave nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), për vitin 2020 dhe tre mujorin e parë të vitit 2021.

Kështu u tha në një konferencë për media të Demokracia Plus, me rastin e prezantimit të raportit të monitorimit të OSHP-së.


Ndërkohë u tha se me këtë rast aprovimi i pjesshëm i ankesës vetëm që të mos konfiskohet tarifa e ankesës, nxitë kompanitë që të dorëzojnë ankesa të pabaza dhe njëkohësisht rrit numrin e ankesave.

Drejtori i Programit të Demokracia Plus, Albert Krasniqi tha se shpreson që Bordi i ri i OSHP-së do të marrë parasysh të gjeturat e këtij raporti, derisa shprehi gatishmërinë për të mbështetur avancimin e OShP-së.

Drejtoresha e programit në USAID “Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse”, Afërdita Mekuli tha se për pesë vite kanë parë se Organi Shqyrtues i Prokurimit është dukshëm më transparent.

Të gjeturat e raportit i prezantoi Agon Hysaj nga D+, i cili tha se pasi në OSHP ankesat zakonisht janë për tenderë me vlera të mëdha, shumë investime kapitale të rëndësishme shtyhen për muaj si pasojë e ankesave.

Këtë fat, siç tha ai e patën edhe nxënësit e Prishtinës, të cilët janë dëmtuar nga pamundësia e komunës për të nënshkruar kontratën për pajisje të teknologjisë informative.

“Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën për furnizim me pajisje të teknologjisë informative vetëm pas 501 ditësh për mësimin online, që nënkupton se është kryer viti shkollor pa i marrë nxënësit pajisjet”, tha Hysaj.

Kurse me këto të gjetura u pajtua plotësisht kryesuesi i Sekretariatit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Ardian Behra.

“Nuk kam çka të shtoj as pikë, as presje në këtë raport, pajtohem në plotëni. Po shpresojmë që Bordi i ri t’i marrë parasysh ato”, tha ai.

Demokracia Plus ka rekomanduar që OSHP të mos aprovojë pjesërisht ankesat vetëm për mos konfiskuar tarifën e ankesës. OSHP do të duhej që të konfiskojë më shpesh tarifat. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori