LAJMI I FUNDIT:

Apple zyrtarisht nuk po shet më disa prej modeleve më të shitura të Apple Watch

Apple zyrtarisht nuk po shet më disa prej modeleve më të shitura të Apple Watch

Apple nuk po shet më orën më të fundit Apple Watch pasi presidenti amerikan, Joe Biden refuzoi të lëshonte një urdhër urgjence të minutës së fundit për të mbajtur orën inteligjente më të shitur në raftet e dyqaneve.

Lideri amerikan kishte kohë deri në fund të Krishtlindjeve për të anuluar një vendim të Komisionit të Tregtisë Ndërkombëtare të SHBA-së që e pengon Apple të shesë Apple Watch Series 9 dhe Apple Watch Ultra 2, mes modeleve të tjera më të reja, sepse ato shkelin patentat e regjistruara në një kompani tjetër. Por, Biden nuk ndërhyri.


Apple tashmë i ka hequr këto modele të orëve nga dyqani i saj online dhe Apple Stores u hap të martën pa asnjë nga orët më të fundit të nivelit të lartë në magazinë. Apple Watch SE më e lirë, e cila nuk ishte pjesë e vendimit, mbetet në shitje, por ndalimi i shitjeve vlen për Apple Watch Series 6 dhe më të reja, si dhe për të gjitha modelet Apple Watch Ultra.

Në tetor, Komisioni Ndërkombëtar i Tregtisë i SHBA vendosi se Apple ka shkelur një patentë për një puls-oksimetër, i cili përdor teknologjinë e bazuar në dritë për të lexuar nivelet e oksigjenit në gjak. Masimo, një prodhues i pajisjeve mjekësore, zotëron patentën e përmendur.

Shitës të tjerë me pakicë, duke përfshirë Amazon dhe Best Buy vazhdojnë të shesin stokun e mbetur të Apple Watches në dyqane dhe në internet. Por, vendimi i ITC e pengon Apple të importojë më shumë orë inteligjente në Shtetet e Bashkuara.

Apple e ka shitur në mënyrë rutinore orën e saj inteligjente si një pajisje që shpëton jetë, duke e bërë atë orën më të njohur të shitur në mbarë botën. Por përplasja e tij me Massimo kërcënon ta dëmtojë atë.

Më 18 dhjetor, Apple vendosi të fillojë paraprakisht heqjen e versioneve të Serive 9 dhe Ultra 2 të Apple Watch nga shitja në pritje të vendimit për të hyrë në fuqi. Pa ndërhyrjen e Bidenit, periudha 60-ditore e shqyrtimit për vendimin e ITC përfundoi të hënën.

Kompania mund të jetë në gjendje të bëjë ndryshime në softuer, ndoshta duke ndryshuar mënyrën se si ora ndërvepron me puls-oksimetrin në mënyrë që të mos cenojë patentën e Massimo. Por, një ndryshim i tillë mund të marrë kohë dhe nuk ka asnjë garanci që ITC do të pranojë zgjidhjen e mundshme të Apple.

CEO i Masimo Joe Kiani tha për CNN se ai beson se Apple ka shkelur qëllimisht patentat e kompanisë së tij. Por kompanitë kanë qenë në mosmarrëveshje prej vitesh. Në tetor 2022, Apple ngriti dy padi për shkelje të patentave kundër Masimit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori