Kur Apple e lansoi Apple Music më 2015, të gjithë menduan se iTunes i ka ditët e numëruara.

Së fundmi janë shpërhapur lajmet, se zyrtarët e zhvillimit të softuerëve, do ta largojnë këtë sistem që të kenë aplikacione të ndara për secilën kategori, transmeton Telegrafi.

Sipas 9to5Mac, Apple po konsideron ndalimin e iTunes për të krijuar komponentë që bashkojnë Apple Music, Apple TV dhe Apple Podcast në versionin e ardhshëm të macOS.

Kjo nismë vije pikërisht në kohën, kur sistemi i transmetimit Apple TV + e nisë funksionimin, si dhe përpjekjet për t’ia rrëmbyer kurorën Netflix.

Në 15 vitet e fundit, iTunes ka refuzuar të mposhtet – kjo për kënaqësinë e shumë shfrytëzuesve. Ka vazhduar të rritet, bashkë me rritjen e numrit të pajisjeve të Apple, por duket se i ka ardhur fundi.

Të tri sistemet do të krijohen nga Marzipan, teknologjinë e re që e ka zhvilluar Apple, që të përshtatet me të gjitha pajisjet me shumë lehtësi. /Telegrafi/