LAJMI I FUNDIT:

Apostolova: Demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit, dy kushtet për liberalizimin e vizave

Apostolova: Demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit, dy kushtet për liberalizimin e vizave

Shefja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova ka takuar shefin e Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi dhe tre kryetarët e komisioneve që kjo parti udhëheq.

Apostolova në këtë takim tha se humbja e tre muajve deri në themelimin e institucioneve ka qenë humbje e madhe në përmbushjen e agjendës evropiane.

Shefja e BE-së shtoi se dokumenti kryesor mbi të cilin do ta ndërtojnë bashkëpunimin është MSA-ja. Apostolova tha se ata janë realist dhe rruga do të jetë me pengesa dhe se Kosova do të përballet me sfida.

Ajo i bërë thirrje Parlamentit që t’i miratojë projektligjet pavarësisht se partitë janë fushatë, derisa i ka bërë ftesë të njëjtë edhe opozitës të jetë konstruktive.

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu, tha se në agjendën e Komisionit do të jetë prioritet agjenda legjislative dhe ajo qeveritare për agjendën evropiane.

Deliu tha se zbatimi i ligjit do të jetë po ashtu prioritet për ta. Ajo premtoj se do ta përmbushin secilin kriter që përafron Kosovën në agjendën evropiane.

Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media, Nait Hasani, tha se janë të padrejta kushtet e BE-së që për liberalizim të jetë Specialja, demarkacioni dhe korrupsioni.

Hasani shtoi se BE i ka dhënë Ukrainës liberalizimin e vizave që është në ‘luftë’ me Rusinë, derisa Kosova shtet i vogël që është stabile.

Ai e ka quajtur të papranueshme trysnin ndaj liderëve të vendit nga BE-ja për Gjykatën Speciale.

Por, shefja e BE-së, Apostolova tha se disa reforma janë vonuar. Ajo paraqiti shqetësimin me numrin e madh të agjencive të pavarura dhe zgjedhjen e bordeve të tyre të cilat bëhen me nepotizëm.

Për liberalizimin e vizave, ajo theksoi se janë dy kushtet, lufta ndaj korrupsionit edhe demarkacioni

Ajo tha se nuk ka lidhje puna e Speciales me liberalizimin e vizave, e as me themelimin e ushtrisë.

Hasani e pyeti Apostolovën pse veç Kosovës iu ka vënë kusht demarkacioni për liberalizimin e vizave.

Pas kësaj, Apostolova theksoi se demarkacioni nuk është kriter politik i vendosur për ta mbajtur Kosovën larg liberalizimit, por teknik. Ajo e quajti të pikëllueshme politizimin e kësaj çështje.  /KP/