LAJMI I FUNDIT:

Peci: Dikur nevojiteshin 30 ditë për të kompletuar dokumentacionin për subvencione, këtë vit duhen vetëm 2 orë

Peci: Dikur nevojiteshin 30 ditë për të kompletuar dokumentacionin për subvencione, këtë vit duhen vetëm 2 orë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se në të kaluarën një fermeri i është nevojitur 30 ditë për të kompletuar dokumentacionin, derisa këtë vit duhen vetëm dy orë.

Peci këto komente i ka bërë gjatë vizitës së një fermeri në Istog.


“Për aplikim për subvencione, Gjonit [Musolli] në të kaluarën i nevojiteshin 30 ditë për ta kompletuar dokumentacionin e kërkuar ndërsa këtë vit atij iu deshën vetëm 2 orë”, ka thënë Peci në Facebook.

Sipas tij, gjatë këtij viti do të ketë kontrolle të vazhdueshme në terren.

“Këtë vit, do të ketë 100 për qind kontroll në teren, me qëllim që përfituesit e vetëm të jenë fermerët meritorë dhe real”, ka shtuar ai. /Telegrafi/