Gjykata Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Liridon Beqiri ishte dënuar me 2 vite burgim për shtytje në kryerje të veprave terroriste dhe 3 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje. Për shtytje në terrorizëm, Apeli e dënoi Beqirin me një vit burgim, kurse për armëmbajtje pa leje ia vërtetoi dënimin.
Ndaj aktgjykimit të Themelores, i cili ishte marrë më 7 mars 2024, ankesë sa i përket lartësisë së dënimit ka parashtruar mbrojtësi i Beqirit, avokati Veton Rrecaj, duke propozuar që ndaj të mbrojturit të tij të shqiptohet dënim më i ulët.
Lidhur me këtë ankesë, Prokuroria e Apeli me shkrim ka propozuar që vendimi ndaj Beqirit të vërtetohet, ndërkaq ankesa e avokatit Rrecaj të refuzohet si e pabazuar.
Sipas Gjykatës së Apelit, vendimi i Themelores lidhur me lartësinë e dënimit është i ashpër, duke pasur parasysh rrethanat lehtësuese se i akuzuari ka shprehur keqardhje ose pendim të sinqertë dhe se është baba i dy fëmijëve.
“Kolegji vlerëson se dënimi me burgim për të akuzuarin i shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë në rrethanat e çështjes rezulton se është dënim i ashpër, duke pasur parasysh rrethanat lehtësuese se i akuzuari ka shprehur keqardhje dhe pendim të sinqertë dhe real për veprimet e kryera, ka pranuar fajësinë dhe është thellë i penduar, rrethanat e tij personale dhe familjare, se është baba i dy fëmijëve të vegjël…”, thuhet ndër të tjera në vendim.
Duke pasur parasysh këto rrethana, shkalla e dytë ka zbutur dënimin ndaj Beqirit nga dy vite në një vit burgim, pasi ka konsideruar se me këtë lartësi të dënimit do të arrihet qëllimi i dënimit.
Gjithnjë sipas Apelit, dënimi prej një viti burgim, është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të kryerjes së veprës penale, shkallën e përgjegjësisë penale, rrethanat që do t’i shërbejë preventivës gjenerale dhe individuale.
Në fund, sipas këtij vendimi thuhet se dënimi prej një vitit burgim është i mjaftueshëm për t’u arritur qëllimi i dënimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në dënimin me burgim, Beqirit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak dhe atë prej datës 15 maj 2023 e deri më 7 mars 2024.
Ndryshe, në këtë rast akuzohen edhe Besart Veselaj, Ernes Beqiri, Argiend Hoti dhe Altin Salihu, të cilët janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 4 mars 2024.
Sipas aktakuzës së ngritur më 24 janar 2024, thuhet se të akuzuarit Liridon Beqiri, Besart Veselaj, Ernes Beqiri, Argjend Hoti dhe Altin Salihu, nga periudha e panjohur kohore e në vazhdimësi në bashkëkryerje, kanë shpërndarë dhe mundësuar përcjelljen e mesazheve te personat tjerë në kryerjen e akteve terroriste.
Me këtë, të akuzuarit në bashkëkryerje akuzohen se kanë kryer veprën penale “Shtytje në kryerjen e veprave terroriste” nga neni 134 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Ndërsa, sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, të akuzuarit Liridon Beqiri dhe Besart Veselaj prej datës të pavërtetuar e në vazhdimësi, kanë mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armët në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm.
Me këtë, të akuzuarit secili veç e veç sipas aktakuzës kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par. 1 të KPRK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Trump do të përkrahë ndarjen e Ukrainës, mund të jetë precedent për ndarjen e Kosovës dhe Bosnjës
Pamje të frikshme: Momenti kur guri gjigant rrokulliset përskaj veturave në rrugën Podujevë – Prishtinë
Rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, analistët flasin për ndikimin e tij në Kosovë
Policia zbulon 11 kilogramë marihuanë në një fshat të Prishtinës
Diell dhe vranët, temperaturat minimale deri -3 gradë
Përleshje masive tek stacioni i autobusëve në Ferizaj, tre persona shoqërohen në polici
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Harris apo Trump - bota sytë kah SHBA për të mësuar se kush do të udhëheqë me Shtëpinë e Bardhë
Ankohet Trump: Flitet për mashtrimin masiv në Filadelfia
Kaos në Novi Sad, thyhen xhamat e bashkisë - Vuçiq prej zyrës kërcënon protestuesit me ndëshkim
Paraqitja e Edon Zhegrovës ndaj Juventusit me statistika – edhe një natë magjike e yllit të Lille
Flet avokatja e Drenushës: S’ka urdhër-mbrojtës ndaj Atilla Kardesh, po presim të marrim besimin e fëmijëve
Ministria e Drejtësisë kërkoi përjashtimin e Atilla Kardesh, Milaim Zeka: Zot na ruaj nga budallenjtë