LAJMI I FUNDIT:

Apel për ndihmë! (Video)

Apel për ndihmë! (Video)

Nënë e vetme, pa ndihmën dhe përkujdesjen e shtetit, pa asnjë lloj të ardhurash, ka mbetur në pamundësi për ta siguruar ekzistencën për veten dhe për fëmijët e vet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ajo është duke e humbur betejën me luftën kundër varfërisë së skajshme dhe për ta siguruar kafshatën e gojës. Gjyshahe Azizi, me 7 anëtarë të familjes, një djalë të verbër, me një nuse me të meta e me burrin e moshuar e të lodhur nga vuajtjet, nuk di si t’ia dalë mbanë.


Për këtë arsye ajo përmes TV2 ka vendosur tu bëjë apel të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë ti dalin në ndihmë për tejkalimin e situatës së vështirë në të cilën gjendet./Telegrafi/