Anya Taylor-Joy e lumtur pasi fitoi çmim në "SAG Awards 2021"

Ajo arriti që të marrë dy çmime në Oscars dhe po ashtu të dalë triumfuese në "SAG Awards 2021".
Dhe Anya Taylor-Joy dukej e lumtur të dielën në mbrëmje, kur fitoi çmimin për 'performancën më të mirë për aktore' në rolin e saj në filmin "The Queen's Gambit", shkruan Daily Mail.
24-vjeçarja e lindur në Miami, konkurroi përballë konkurrentëve si Cate Blanchett, Kerry Washington, Nicole Kidman dhe Michaela Coel.
Në një intervistë të realizuar, aktorja u shpreh falënderuese për mbështetjen që po merr vazhdimisht.
"Faleminderit shumë, por para së gjithash thjesht faleminderit juve për shfaqjet tuaja", u shpreh Anya.
Anya tashmë është vlerësuar me "Golden Globe" për performancën e saj në Queen's Gambit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/04/2021
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































































