Komisioni Shtetëror për Ankesa mbi Prokurimin Publik ka nxjerrë një vendim për anulimin e prokurimit publik të autobusëve elektrikë dhe karikuesve elektrikë, njofton Ministria e Transportit të Maqedonisë, përcjell AIM.

"Ministria e Transportit, në përputhje me kompetencat e saj, do ta rishpallë prokurimin publik në fjalë në përputhje me rregulloret ligjore sa më shpejt të jetë e mundur", njoftojnë nga Ministria e Transportit./Telegrafi/