Simbolet nacionaliste në defilenë e maturantëve serbë në veri, mes flamujve serb edhe flamuri rus me ikone fetare

Maturantët serbë në veri të Mitrovicës kanë organizuar sot defilenë tradicionale të fundvitit shkollor, e cila u shoqërua me muzikë, ndezje të flakadanëve dhe shfaqje të simboleve me ngjyrim nacionalist.
Nxënësit e njërit prej gjimnazeve në pjesën veriore të qytetit parakaluan nëpër rrugët kryesore, ndërsa gjatë festës u vunë re shumë flamuj serbë, por edhe flamuj rusë.
Tubimi u mbajt në Sheshin “Car Lazar”, ku maturantët vazhduan festën nën tingujt e trumbetave. Mes flamujve të ekspozuar u pa edhe një flamur rus me ikonën e Jezu Krishtit.
Sipas raportimeve të mediumit Kossev, aktiviteti është zhvilluar në kuadër të festimeve tradicionale të maturës në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
52 minuta më parë











































