Në Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale u mbajt një takim sektorial, në të cilin u shqyrtuan aktivitetet aktuale në sektorin energjetik. Në takim, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve relevante në fushën e energjetikës, u diskutua për disa tema, me qëllim të realizimit në kohë të projekteve energjetike, si dhe ndërmarrjes së masave për përballimin e sfidave në sektor.

Përfaqësuesit e ESM-së, MEPSO-s, NOMAGAS-it, si dhe përfaqësuesit e MEMO-s, prezantuan projektet dhe aktivitetet aktuale, si dhe planet për periudhën e ardhshme.


Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, në takim theksoi se prioritet kyç i Ministrisë është ruajtja e stabilitetit të sistemit energjetik, realizimi në kohë i aktiviteteve projektuese, si dhe përmbushja e obligimeve në lidhje me Agjendën e Reformave.

"Si konfirmim i punës së deritanishme të shkëlqyer të Qeverisë në këtë fushë erdhi edhe nga vetë Komisioni Evropian. Konkretisht, sipas Komisionit, Maqedonia është më e avancuara sa i përket Agjendës së Reformave, për çka Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion 65,7 milionë euro për Maqedoninë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, përkatësisht përmesInstrumentit për Reforma dhe Rritje".

"Nga ESM informuan se kanë projekte aktive të cilat janë konfirmuar në listën e investimeve publike rrjedhëse. Njëkohësisht, u prezantuan edhe projekte që janë në fazë inicimi dhe që shtesë duhet të përfshihen në listë. Në takim u paraqit edhe një pasqyrë e detajuar financiare për periudhën Q1 2020–2026, e cila përfshin të hyrat, shpenzimet dhe fitimet/humbjet, ku u theksua rezultati pozitiv financiar në tremujorin e parë".

"MEPSO informoi për rezultatin pozitiv financiar të arritur në tremujorin e parë të vitit 2026, ku është evidentuar fitim në tremujorin e parë. Në takim u prezantuan të hyrat dhe shpenzimet për tremujorin e parë, si dhe informata se nga janari i vitit 2026 ankandet për kapacitetet ndërkufitare me Serbinë dhe Bullgarinë i zbaton JAO. Gjithashtu, u shqyrtua përparimi i projekteve infrastrukturore në vijim, ndër të cilat Bitola–Elbasan, TS Ohër, East-West Corridor dhe projektet e tjera që janë pjesë e listës projektuese të kompanisë".

"Nga ana e NOMAGAS u theksua se deri më tani janë nisur dhe ndodhen në faza të ndryshme të avancimit disa segmente të rëndësishme të rrjetit kombëtar të gazsjellësit, ndër të cilat Kllëçovcë–Negotinë, Negotinë–Manastir dhe Shkup–Tetovë–Gostivar, ndërsa janë në zhvillim aktivitete për zgjerim të mëtejmë drejt Kërçovës dhe rajoneve të tjera", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Energjisë.