Pyetet nëse do të humbasë në zgjedhjet e nëntorit, Trump: Nuk e di, vërtet nuk e di

Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur nga gazetarët nëse republikanët e Senatit po e humbin kontrollin e dhomës së lartë të Kongresit.
Në përgjigjen e tij, Trump u tregua i paqartë për situatën politike dhe shmangu një vlerësim të drejtpërdrejtë mbi fuqinë e partisë së tij në Senat.
“Nuk e di. Vërtet nuk e di. Unë bëj vetëm atë që është e drejtë”, tha Trump, duke iu përgjigjur shkurt pyetjes së reporterit.
Deklarata vjen në një moment kur vëmendja politike në SHBA po zhvendoset gradualisht drejt zgjedhjeve afatmesme (midterm elections), të cilat do të mbahen në nëntor të vitit 2026, konkretisht më 3 nëntor 2026.
Këto zgjedhje janë vendimtare për balancën e pushtetit në Kongres, pasi përcaktojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe një pjesë të Senatit, duke ndikuar drejtpërdrejt në aftësinë e presidentit për të çuar përpara agjendën e tij politike në pjesën e dytë të mandatit.
Ndryshe, partia e drejtuar nga lideri amerikan ka kontrollin në Kongresin amerikan dhe Senat. /Telegrafi/











































