LAJMI I FUNDIT:

Anulohet konkursi në KRU “Prishtina” për pozitën e kryeshefit ekzekutiv dhe zyrtarit kryesor financiar

Anulohet konkursi në KRU “Prishtina” për pozitën e kryeshefit ekzekutiv dhe zyrtarit kryesor financiar

Me vendim të Bordit të Drejtorëve të KRU  “Prishtina”,  gjatë ditës së sotme është anuluar konkursi publik në këtë ndërmarrje për dy pozitat e larta, Kryeshef Ekzekutiv dhe Zyrtar Kryesor Financiar, konkurs ky i shpallur më datë 18 prill 2020 me numër protokoli nr. 628.

Sipas njoftimit, konkursi u anulua me arsyetimin e lëshimit të disa gabimeve teknike të cilat mund të ngushtojnë konkurrencën, duke përjashtuar personat që nuk kanë përvojë në sektorin publik, transmeton Telegrafi.


“Ua kujtojmë se, në bazë të nenit 21 dhe neni 21 paragrafi 1.4 të Ligjit Nr. 05/L-009 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike i Ndryshuar dhe i Plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-111 për NP si dhe Kodi i Etikës dhe Qeverisjes Korporative, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KRU ‘Prishtina’ sh.a., në mbledhjen e Jashtëzakonshme të mbajtur më datë 07.04.2020, vendosi të publikoj konkursin për plotësimin e dy pozitave , Kryeshef Ekzekutiv dhe Zyrtar Kryesor Financiar të KRU ‘Prishtina’ sh.a”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

KRU “Prishtina” thekson se për ri-shpalljen e konkursit do të bëjnë njoftim me kohë./Telegrafi/