Anulohen edhe fluturimet e pasdites në aeroportin e Shkupit


Për shkak të mjegullës në fushëgropën e Shkupit, pjesa më e madhe e fluturimeve të parapara për sot pasdite në aeroportin "Leka i Madh" janë anuluar ose janë ridestinuar. Janë anuluar fluturimet nga Stambolli, Lubjana, Beogradi dhe Cyrihu si dhe nisjet dert Zagrebit, Barcelonës, Stambollit, Cyrihut, Vjenës, Bazelit, Lubjanës dhe Beogradit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një pjesë e aterimeve të parapara kanë ridistenuar drejt aeroporteve në Ohër dhe Prishtinë, ndërsa një pjesë janë kthyer në destinacionet fillestare, tregojnë të dhënat e wen faqes së koncesionerti të aeroportit TAV Maqedoni./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































