LAJMI I FUNDIT:

Antonio Conte dhe Eddie Howe pritet të refuzojnë ofertat nga Newcastle United

Antonio Conte dhe Eddie Howe pritet të refuzojnë ofertat nga Newcastle United

Antonio Conte dhe Eddie Howe thuhet se do të refuzojnë rolin e trajnerit te Newcastle United, pasi ditët e Steve Bruce duken të numëruara.

Grupi PIF apo Fondi i Investimeve Publike i mbështetur nga Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, përfundoi blerjen e Newcastle nga Mike Ashley të enjten.


Dhe me pronësinë e re, duke e bërë Newcastle skuadrën më të pasur në futbollin e klubeve, e ardhmja e trajnerit Bruce në St James Park është vënë në pikëpyetje.

Tashmë kanë filluar të dalin emrat e parë që mund të jenë pasues të Bruce te Newcastle.

Sheikët arab të Newcastle e duan Conten si trajner të ri të ekipit
Lexo po ashtu Sheikët arab të Newcastle e duan Conten si trajner të ri të ekipit

Bëhet fjalë për trajnerin italian, Conte dhe atë anglez, Howe.

Sidoqoftë, dy emra që janë lidhur me punën e trajnerit të Newcastle në epokën e tyre të re do të anulojnë mundësinë, pasi kanë dyshime mbi gjendjen e klubit.

52-vjeçari italian dha fund kohës së tij me Interin në verë, pasi ndihmoi Nerazzurrët ta fitojnë titullin pas 11 vitesh, duke ndalur dominimin e Juventusit.

Sipas The Sun, Conte do të donte të lëvizte diku që mund të luftonte menjëherë për titull dhe jo diku ku ka një projekt afatgjatë.

Newcastle mund të shpenzojë 200 milionë funte për lojtarë të rinj pa thyer rregullat e Fair Play Financiarit
Lexo po ashtu Newcastle mund të shpenzojë 200 milionë funte për lojtarë të rinj pa thyer rregullat e Fair Play Financiarit

Howe, nga ana tjetër, ka qenë pa punë që kur u largua nga Bournemouth me pëlqimin e ndërsjellë një vit më parë.

43-vjeçari kohëve të fundit refuzoi punën e trajnerit në Celtic Glasgow.

Sipas Football Insider, Howe gjithashtu mund të refuzojë rolin e Newcastle ndërsa pret që puna e Southampton të jetë në dispozicion. /Telegrafi/