LAJMI I FUNDIT:

Anthony Martial zhgënjimi i madh i Manchester United: A po i mbarojnë francezit mundësitë te ‘Djajtë e Kuq’

Anthony Martial zhgënjimi i madh i Manchester United: A po i mbarojnë francezit mundësitë te ‘Djajtë e Kuq’

Më 4 shtator, në ndeshjen mes Ukrainës dhe Francës, Anthony Martial shënoi një gol, që është i fundit për të në këtë vit. 

Para asaj ndeshje, Martialit kishte tre ndeshje te Manchester United, por nuk arriti të gjente rrjetën, gjë që ai nuk e ka bërë për një kohë të gjatë për ekipin.


Goli i tij i fundit në Ligën Premier për “Djajtë e Kuq” daton në shkurt 2021, kur skuadra e tij mundi Southampton me rezultatin 9-0, por Martial kishte pësuar një dëmtim që e mbajti jashtë për disa kohë, ndërsa vazhdon që të mos përmbushur pritjet për të në “Old Trafford”.

Një mundësi tjetër e humbur

Martialit i janë dhënë disa mundësi nga Ole Gunnar Solskjaer, e fundit në humbjen 1-0 të “Djajve të Kuq” ndaj West Ham në Carabao Cup të mërkurën mbrëma.

Paraqitja e 25-vjeçarit kundër ‘Hammers’ nuk e kënaqi ish-lojtarin e Manchester United, Dion Dublin, i cili pretendoi se Martial nuk ka treguar pothuajse asgjë që nga kalimi i tij në “Old Trafford” nga Monaco në vitin 2015.

“Ne duhet të shohim më shumë nga Anthony Martial. Ne ​​e kemi thënë atë shumë herë më parë, por ai nuk po ndihmon kauzën e tij”.

“Unë dua ta shoh atë duke djersitur dhe duke e futur topin në rrjetë. Ai nuk ka bërë sa duhet që kur ka ardhur te United”.

“Gjuha e tij e trupit është e tmerrshme për t’u parë, ai nuk dëshiron të vrapojë dhe të punojë shumë për të qenë Nr.9 i Manchester United”.

“Kishte shumë pjesë në lojë ku Manchester United nuk bëri mjaftueshëm, sulmi ishte dobët”, ka thënë Dublin në BBC.

Solskjaer mbështet sulmuesin e tij

Pavarësisht se u eliminua dhe ishte në kulm të kritikave pas humbjes nga West Ham, Solskjaer mbrojti lojtarin e tij francez dhe theksoi se ai është i gatshëm t’i ofrojë atij më shumë mundësi në të ardhmen.

“Unë nuk mendoj se është e drejtë të futesh në paraqitjet individuale”.

“Anthony ishte i njëjtë me pjesën tjetër të skuadrës: ne luajtëm një futboll të bukur, na mungoi diçka dhe ai e di se çfarë duam prej tij. Ai do të vazhdojë të punojë dhe të ketë shanset e tij”, ka thënë trajneri.

Kur Marcus Rashford dhe Edinson Cavani të kthehen në aksion, Manchester United do të ketë mundësi të shumta në sulm dhe Solskjaer do të jetë në gjendje të ndryshojë ekipin e tij në ndeshjet kundër kundërshtarëve më të dobët në Ligën Premier ose në FA Cup.

Solskjaer është i etur për të parë që Martial po konkurron për një vend në formacionin startues, por sulmuesi francezit po i mbarojnë shanset dhe shumë shpejt mund të dorëzohet./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Premier League
Kalo në kategori