LAJMI I FUNDIT:

Anthony Joshua do të përballet me Kubrat Pulev: Dueli i madh i Londrës ku në tavolinë janë shumë tituj

Anthony Joshua do të përballet me Kubrat Pulev: Dueli i madh i Londrës ku në tavolinë janë shumë tituj

Anthony Joshua do të përballet me Kubrat Pulev, meç që do të mbahet në Londër, në “O2 Arena”.

Meçi ishte paraparë që të zhvillohet në Tottenham Hotspur Stadium, me kapacitet prej 62.303 vendesh, megjithatë pasojat e pandemisë së coronavirusit kanë prekur edhe sportin e boksit.


Dueli Joshua – Pulev do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje, rreth orës 23:00, pikërisht në “O2 Arena”, me praninë e vetëm 1000 spektatorëve.

Joshua do të kthehet në ring pas 371 ditëve pas fitores me vendim unanim në Arabinë Saudite ndaj Andy Ruiz Jr.

Në krahun tjetër, veterani bullgar ngjitet sërish në ring pas plot 399 ditësh.

“Cobra” e ka pësuar humbjen e fundit 6 vjet më parë, në Hamburg, nga ish-boksieri i famshëm ukrainas, Wladimir Klitschko.

Boksieri anglez ka fituar 23 nga 24 ndeshjet e zhvilluara, 21 prej të cilave me nokaut, në anën tjetër boksieri ballkanas ka triumfuar në 28 nga 29 sfidat e tij gjatë karrierës si profesionist, 14 prej të cilave i ka mbyllur përpara kohe.

Sfida e Londrës do të jetë e vlefshme për titujt në WBA, IBF, WBO dhe IBO dhe në rast të një suksesi të AJ, sipas promoterit të tij të famshëm, Eddie Hearn, do të bëhet i pashmangshëm në vitin 2021 dueli i shumëpritur dhe aq shumë i përfolur, derbi britanik për të unifikuar gjithçka në peshat e rënda, sfida e sfidave, Anthony Joshua – Tyson Fury.

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori