LAJMI I FUNDIT:

Anthony Joshua flet për kundërshtarin Andy Ruiz

Anthony Joshua flet për kundërshtarin Andy Ruiz

Kampioni botëror i peshave të rënda Anthony Joshua do të ballafaqohet me meksikanin Andy Ruiz Jr.

Britaniku do të mundohet t’i mbrojë tri titujt më 1 qershor në Madison Square Garden të New Yorkut kundër Ruizit, i cili zëvendësoi Jarrell Millerin që dështoi në testime të drogës.


Joshua ka folur për mediat duke e vlerësuar karakterin e kundërshtarit, i cili ka teknikë të madhe.

“Me Ruizin do të jetë më shumë një ndeshje boksi teknik. I pari që do të pranojë goditjen e fortë do të jetë i pari që do të rrahet. Cili do që do të marr fuqinë e njëri-tjetrit, do të jetë i pari që do të lodhet”, tha Joshua

Ai ka mohuar se po i përzgjedh kundërshtarët duke thënë se boksierëve të klasit botëror u ka ofruar mundësinë që të ndeshen me të.

“Është thënë se në karrierën time kam lundruar në rrugën time duke përzgjedhur kundërshtarët, por është e qartë që ne kemi bërë oferta për Tyson Furyn, Deontay Wilderin, Dillian Whyten dhe Luis Ortizin dhe këto luftëra nuk kanë mundur të ndodhin”, tha ai.

Britaniku është kampion në fuqi në kategoritë IBF, WBO dhe WBA ndërsa nuk ka luftuar që nga fitorja mbresëlënëse kundër Aleksander Povetkinit.

Ndryshe, humbjen e deritanishme Ruiz e ka nga Joseph Parker i Zelandës së Re, i cili më vonë humbi titullin të WBO-s ndaj Joshuas. /Telegrafi/