LAJMI I FUNDIT:

ANP ‘Adem Jashari’: Nuk ka largime nga puna, por mos vazhdim të kontratave për 28 punëtorë

ANP ‘Adem Jashari’: Nuk ka largime nga puna, por mos vazhdim të kontratave për 28 punëtorë

Pas njoftimit se të martën nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, janë larguar disa punëtorë, kanë reaguar zyrtarë të kësaj ndërmarrjeje, të cilët kanë thënë që nuk është fjala për largim por për mosvazhdim të kontratave.

Janë 28 punëtorë që nga nga dje nuk ju janë vazhduar kontratat e punës.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara.

“Po, nuk ia kemi vazhduar kontratat e 28 punëtorëve”, tha Gara.

Ajo ka treguar se, këto largime nuk lidhen me grevat dhe protestat e fundit të bëra nga Sindikata e Punëtorëve të Aeroportit.

“Ne asnjëherë nuk kemi pranuar ndonjë listë nga Sindikata me emra të punëtorëve pjesëmarrës në grevë dhe pse kjo parashihej me ligj”, tregon ajo. /Telegrafi/