Anjeza Shahini ka pranuar një urim të veçantë për ditëlindjen e saj – një urim nga vetja.

Këngëtarja shqiptare ka postuar një foto në Instagram ku duket e shoqëruar nga nëna e saj, të cilën e falënderon që e ka lindur 28 vjet më parë.


“28 vjet më parë..kjo zonjë e bukur,e mencur, artiste, mes sakrificash,e dashuruar me atë djalin rebel, piktor, shahist, romantik..më solli në jetë. Jam e bekuar për genet që trashëgoj. #HappyBirthdayToMe”, ka qenë komenti i këngëtares. /Telegrafi/