LAJMI I FUNDIT:

‘Anglishtja jote është më e mirë se frëngjishtja ime’ – Cummings më në fund e merr fanellën e Giroud pas mosmarrëveshjes në Katar

‘Anglishtja jote është më e mirë se frëngjishtja ime’ – Cummings më në fund e merr fanellën e Giroud pas mosmarrëveshjes në Katar
(Foto: Instagram/jasoncummings35)

Jason Cummings më në fund e ka marrë fanellën e Olivier Giroud, pas zgjidhjes së një mosmarrëveshjeje që ndodhi gjatë kampionatit Botëror.

Australiani kishte deklaruar se francezi ishte shtirur se nuk dinte të fliste anglisht, kur iu afrua për t’ia kërkuar fanellën pas ndeshjes së fazës grupore në ‘Katar 2022’.

“Derisa po kthehesha te dhomat e zhveshjes së skuadrës sime, përballë meje erdhi Giroud. I fola në anglisht, i thashë se isha një fans i atij dhe se dëshiroja të shkëmbenim fanellat. Por, ai thjesht më kaloi pranë, nuk më foli dhe bëri sikur nuk kuptoi anglisht. Ai tipi ka luajtur për 10 vite në Ligën Premier, thjesht kaloi aty dhe më injoroi”, ishte deklarata e atëhershme e Cummings.


Futbollisti australian tha se u injorua nga Giroud për t'i shkëmbyer fanellat, sulmuesi francez me një përgjigje epike për të në rrjetet sociale
Lexo po ashtu Futbollisti australian tha se u injorua nga Giroud për t'i shkëmbyer fanellat, sulmuesi francez me një përgjigje epike për të në rrjetet sociale

Nuk kishte munguar reagimi i Giroud, i cili i ishte kundërpërgjigjur në mënyrë epike australianit.

“Përshëndetje, Jackson Irvine, si e kam anglishten mik?”, kishte shkruar asokohe ylli i Milanit duke sqaruar se fanellën kishte premtuar ta shkëmbente me futbollistin tjetër të Australisë.

Por, tashmë gjërat duket të jenë zgjidhur pas kësaj marrëveshjeje dhe sulmuesi i Central Coast Mariners kishte thënë se do t’ia dërgonin fanellat njëri-tjetrit dhe kjo tashmë ka ndodhur.

“Çfarë legjende Olivier Giroud. Më në fund e mora fanellën tënde, haha. Anglishtja jote është më e mirë se frëngjishtja ime, vëlla. Njeri klasi dhe të gjitha të mirat për sezonin”, ka shkruar Cummings pranë fotografive në Instagram, ku shfaqen dy futbollistët me fanellat e njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori