Angellov për zjarrin në Tetovë: Ndoshta kemi përdorur pajisje të vjetruara, por kemi parandaluar katastrofë të madhe
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojançe Angellov, sot në konferencë për shtyp njoftoi se në shuarjen e zjarrit që shpërtheu në ish-fabrikën e duhanit në Tetovë, kanë qenë të angazhuar 216 persona, 2 helikopterë, 22 cisterna, 21 makina dhe tetë kamionçinë.
Angellov informoi se si pasojë e thithjes së tymit, 22 zjarrfikës nga Brigada e Tetovës kanë kërkuar ndihmë mjekësore, por tani ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në shuarjen e zjarrit në Tetovë të gjithë kemi parandaluar katastrofë të madhe. Ndoshta pajisjet që i kemi përdorur nuk kanë qenë të mjaftueshme dhe të vjetra, por të gjithë kemi marrë pjesë në shuarjen e zjarrit. Në afërsi të fabrikës që u dogj, kishte tre cisterna të mëdha me nga gjashtë ton meta, ndërsa në vetë fabrikën enë me metilen”, tha Angellov.
Sipas Angelovit, nëse do të kishte shpërthim mund të rrezikohej jeta e të gjithë njerëzve që ndodheshin në fabrikë dhe morën pjesë në shuarjen e zjarrit, por edhe të gjithë qytetarëve që ndodheshin në atë zonë.
“Nga informacionet që kam jozyrtarisht, fabrika i ka të gjitha lejet e nevojshme. Por, pavarësisht kjo tregon se sa të rrezikshëm janë zjarret, edhe përkundër respektimit të të gjitha standardeve”, tha Angellov./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KFOR: Nuk ishim të përfshirë në aksionin e djeshëm në veri
Musliu: Koncepti se partia që humb zgjedhjet në kampin shqiptarë mund të bëhet pjesë e qeverisë nuk do të jetë në funksionim afatgjatë
Përfundojnë rreth 70 për qind e punimeve për hekurudhën Tiranë-Durrës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251