LAJMI I FUNDIT:

Angela Martini, nga një modele në shtëpiake (Foto)

Angela Martini, nga një modele në shtëpiake (Foto)

Bukuroshja shqiptare Angela Martini muajin e kaluar zyrtarizoi martesën e saj me miliarderin rumun, Dragos Savulescu.

Ajo u martua në Los Angeles, vendi ku edhe është shpërngulur për të jetuar.


Duke qenë se bashkëjeton me më të dashurin e saj, Angela tashmë është shndërruar në një amvise, kështu së paku ka bërë të ditur ajo përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

“Jam thjesht një shtëpiake që pret burrin e saj të flasë për alienët, zotat, TM etj. E keni parasysh, gjërat e zakonshme”. (sic.), ka shkruar Martini.

Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ndryshe, ajo është shfaqur mjaft provokuese, e veshur në bikini.

Angela shquhet për linjat atraktive, të cilat nuk heziton t’i ekspozojë asnjëherë. /Telegrafi/