Jessica Sutta ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të parë me burrin Mikey Marquart.

Ylli i “Pussycat Dolls”, 38 vjeçe dhe partneri i saj - me të cilin lidhi kurorën në shtator 2019 - do të presin një djalë në muajin maj.


“Ka qenë një vit emocionues për mua deri më tani. Kam një lajm të çmendur për të ndarë. Unë po pres një bebe”, ka thënë ajo.

40111260 9332797 image a 4 1615019330110 Jessica Sutta (Foto: Instagram)

“Unë do të lindë në muajin maj. Gjithmonë kam dashur të bëhem një mami. Ishte shumë emocionuese kur e kuptova dhe një ëndërr e vërtetë”.

Dhe Jessica shtoi se fëmija e tyre padyshim se do të ndjekë hapat e prindërve.

“Unë tashmë mund të them se do bëhet baterist si babai apo balerin si e ëma pasi që ka filluar të shkelmojë që tani”, vazhdon ajo.

40111262 9332797 image a 11 1615019701888 Jessica Sutta (Foto: Instagram)

Sutta ishte pjesë e grupit “Pussy Cat Dolls” duke përfshirë: Nicole Scherzinger, Ashley Roberts, Kimberly Wyatt dhe Carmit Bachar.

Jessica gjithashtu pranoi se ndjenja e një rritjeje njerëzore brenda saj e ka mbushur atë me një 'ndjenjë dërrmuese dashurie dhe mbrojtje'.

“Të ndjesh diçka brenda teje duke lëvizur, është ndjenjë mbizotëruese e dashurisë dhe mbrojtjes”, thekson krijuesja e hitit “Buttons”. /Telegrafi/

109911220 crop pcd embargod Grupi Pussy Cat Dolls (Foto: BBC)