LAJMI I FUNDIT:

Anëtarja e “Maniakë t’Kuzhinës” me aftësi të veçanta gatimi: Torte në formë të SonyPlaystation

Anëtarja e “Maniakë t’Kuzhinës” me aftësi të veçanta gatimi: Torte në formë të SonyPlaystation

“Maniakë t’Kuzhinës” është grup në Facebook, i cili i bashkon qindra mijëra shqiptarë që e duan gatimin.

Qëllimi i grupit është që shqiptarët anë e mbanë botës të ndajnë me njëri-tjetrin receta të ndryshme, këshilla, ide dhe çfarëdo që ndërlidhet me artin e gatimit, shkruan Telegrafi.


Në këtë grup i cili numëron mbi 230,000 anëtarë, padyshim se është një numër i madh i personave që bien në sy për aftësi të jashtëzakonshme të gatimit.

Në mesin e këtyre personave është edhe anëtarja Kimete Kryeziu-Gashi (Keki), shqiptare që jeton në Gjermani, por që bashkatdhetarët i ndihmon duke u japë ideja interesante për torte.

Së fundmi ajo ka përgatitur për djalin e shoqes së saj 7 vjeçar, Damianin, një torte shumë ‘cool’, e cila është në formë të lojës SonyPlaystation.

Me grupin ajo ka ndarë fotot se sa e lezetshme duket torta, por gjithashtu e ka përshkruar edhe mënyrën e përgatitjes nëse dëshiron ta bëjë edhe dikush tjetër.

Receta e përshkruar nga Keki: “Pandispanja e bardh
6 vez
15lug ujë të ftohët
375g sheqer
1 sheqer vanill
20g pluhur për pjekje
375g miell
Për pandispanjën me kakao
6 vez
15lug ujë të ftohët
375g sheqer
1 sheqer vanill
20g pluhur për pjekje
250g miell
25g kakao
Procedura është e njejtë
Të verdhët e vezëve i përzien me sheqer, ujë dhe sheqer vanill për 7-8min,
miellin dhe pluhurin për pjekje i bashkon i sit dhe ja shton pjesës së perzier me vez (nuk i përzien me mikser por me lug)
Të bardhët e vezëve i përzin me mikser dhe ia shton masës tjeter,
gjithashtu i përzien me lug dhe keni kujdes që mos ti humbet volumi i vezëve
Pjekën në temperatur 180°C për 45min
Tepsijat ishin në madhësi 24 me 36cm
Mbasi ja ftoh i kam prerë në madhësi të dëshirueshme
—————————————————————
Nutella Krem
* 200 g Nutella
* 1 Lug e madhe Kakao
* 800 ml hoplla (Sahne)
* 500 g Mascarpone
* 200 g sheqer pluhur
* 5 përforcues të hoplles
Hopllen me përforcues i perzien me mikser deri sa të forcohet,
Përberesit tjer të gjith i bashkon i përzien dhe ne fund ja shton hoplles së përgaditur më par dhe i përzien me lug”.