“Eat The Turnbuckle” është një bend muzikor jo fort e njohur dhe aspak i zakontë, ndërsa koncertet e tyre përfundojnë me gjak.

Pesë anëtarët e këtij grupi të zhanrit ‘death metal’ shquhen për dhunën reale që ofrojnë për spektatorët në koncertet e tyre, që nga goditja e njëri-tjetrit me grushte, shkop bejsbolli, kitarë e deri te kafshimet.


Për këtë arsye, Policia e Glasgout në Skoci bllokoi zhvillimin e një koncerti të këtij grupi duka argumentuar këtë vendim me arsyetimin se nxiste dhunën.

Mirëpo, anëtarët e “Eat The Turnbuckle” kanë reaguar mbi këtë vendim.

“Erdhëm në qytet për koncertin tonë. Por një zyrtar kishte anuluar lejen pak para se në të mbërrinim. S’e kuptoj cili është problemi. Ne e mbajmë për vete dhunën në skenë, nuk shpërndahet te shikuesit. Po kryqëzohemi pa asnjë arsye. Është një e drejtë e Zotit që të shohësh diçka nëse dëshiron ta shohësh atë, në të kundërt s’ke pse e sheh. Është e thjeshtë”, ka thënë njëri prej anëtarëve. /TopChannel/Telegrafi/