LAJMI I FUNDIT:

Me anë të testit të ADN-së do të identifikohet identiteti i viktimave në “Majën e Selanikut”

Me anë të testit të ADN-së do të identifikohet identiteti i viktimave në “Majën e Selanikut”

Me testin e ADN-së do të konfirmohet identiteti i viktimave nga fatkeqësia ajrore e cila ndodhi në afërsi të “Majës së Selanikut” ku humbën jetë një familje bullgare katër anëtare.

Siç përcjell gazeta bullgare “Bgnes”, ministri për Punë të Brendshëm i Bullgarisë, Mladen Marinov në deklaratën për media njofton se për nevojat e ekspertizës do të merren mostrat e të afërmve të ngushtë e të viktimave, meqenëse trupat janë të djegur dhe nuk mund të identifikohen në asnjë mënyrë tjetër.


“Për të përshpejtuar të gjithë procedurën, familjarët do të duhet të udhëtojnë në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Marinov, duke shtuar se Bullgaria do të ndihmojë me gjithçka që është e nevojshme për të zvogëluar dhimbjen e tyre./Telegraf/