Legjenda e Barcelonës dhe Spanjës, Andres Iniesta, ka folur për mundësinë e kalimit në profesionin e trajnerit apo edhe për t’u bërë drejtor sportiv sapo të mbyllë karrierën si lojtar në një të ardhme jo të largët.
Mesfushori 40-vjeçar nënshkroi për Emirates FC pasi u largua nga Vissel Kobe në Japoni verën e kaluar dhe u transferua në Emiratet e Bashkuara Arabe për të vazhduar karrierën e tij. Atij iu bashkua atje ish-shoku i skuadrës së Barcelonës, Paco Alcacer.
Megjithatë gjërat nuk kanë shkuar sipas planit që atëherë. Emirates FC aktualisht është në vendin e 13-të nga 14 në ligën e Emirateve. Me nëntë ndeshje të mbetura, skuadra e Iniestas është tetë pikë larg zonës që e shpien në ligën e dytë. Kontrata e spanjollit skadon në fund të sezonit, por ai ka një opsion për të zgjatur në mënyrë të njëanshme marrëveshjen e tij me një vit shtesë.
Presidenti i EFC-së, Youssef Al-Batran e ka quajtur nënshkrimin më të madh në historinë e Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë një interviste për Al-Qahera. Ai zbuloi se ai do t’i ofronte Iniestas një punë trajneri nëse ata do të binin nga liga.
“Nëse skuadra arrin qëndrueshmëri, ne do të hapim negociatat për rinovim me të, sepse ai është ende në gjendje shumë të mirë teknike dhe fizike. Ai mund të qëndrojë me ne për dy ose tre sezone, por nëse ne biem, nuk do të pranoj një lojtar me vlerën e tij në kategorinë e dytë. Unë do t’i ofroj atij punën për të drejtuar ekipin”, ka deklaruar Al-Batran.
Duhet të theksohet se Iniesta nuk ka treguar asnjë dëshirë për t’u tërhequr, dhe më parë ka theksuar se dëshiron të vazhdojë të luajë për aq kohë sa të mundet përpara se të vari këpucët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës