LAJMI I FUNDIT:

Andrej Babis kryeministri i ri i Republikës Çeke

Andrej Babis kryeministri i ri i Republikës Çeke

Populisti i krahut të djathtë, Andrej Babis do të emërohet sot kryeministri i ri i Republikës Çeke nga presidenti Milos Zeman në zyrën presidenciale, në Kështjellën e Pragës.

Partia ANO e 63-vjeçarit mori 30 për qind të votave në zgjedhjet e tetorit duke siguruar 78 nga 200 vendet në Dhomën e Ulët të parlamentit dhe duke e bërë forca më e madhe politike pas zgjedhjeve në vendet e Evropës Qendrore.

Babis do të emërojë një kabinet të pakicës, që do të betohet brenda një jave.

Deri tani, partitë e themeluara kanë refuzuar të bashkëpunojnë me Babis për shkak të një hetimi që shënjestronte atë për mashtrim të subvencioneve si themelues i një kompanie.

Policia ka kërkuar heqjen e imunitetit të tij për shkak të akuzave për vepra penale.

Kritikët kanë shprehur frikën e tyre se Partia Komuniste e Bohemisë dhe Moravës, ajo e Lirisë, e ekstremit të djathtë, dhe Demokracisë së Drejtë (SPD) do të mbështesin qeverinë e ANO-s.

Në samitin e ardhshëm,  Babis pritet të mbajë një fjalim ku do të kërkojë një mbrojtje aktive kundër migrantëve nga vendet joanëtare të BE-së.

Babis ka ngritur një ”perandori” biznesesh që përfshin më shumë se 250 kompani, duke përfshirë gazetat ditore dhe televizionin më të njohur në Republikën Çeke, që shpesh është krahasuar me ish-kryeministrin italian dhe manjatin e medias, Silvio Berlusconi.

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori