0Shares

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Kistal Abazaj pritet të largohet nga Anderlechti.

Abazaj iu bashkua gjigantit belg verën e kaluar nga Skënderbeu por që nuk ka arritur të lë gjurmë.

Problemet me lëndime si dhe mos përshtatja në klubin belg kanë bërë që Abazaj të luaj shumë pak me klubin belg.

Te Anderlechti besojnë në lojtarin dhe kanë vendosur ta huazojnë për të marrë më shumë minuta në kampionatin belg.

Mediat belge kanë raportuar se është skuadra e Lokerenit që ka kërkuar huazimin e lojtarit.

Lokeren e dëshiron Abazajn huazim gjashtë mujor duke i garantuar edhe vendin e titullarit.

Mbetet të shihet tani nëse sulmuesi do të pranojë huazimin te Lokereni apo do të presë ndonjë ofertë tjetër. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)