LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti: Koulibaly i lumtur, thirrjet raciste nuk e largojnë nga Napoli

Ancelotti: Koulibaly i lumtur, thirrjet raciste nuk e largojnë nga Napoli

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti beson se mbrojtësi Kalidou Koulibaly është i lumtur dhe thirrjet raciste nuk mund ta largojnë nga klubi.

Qendërmbrojtësi shtatlartë shihet si një nga më të mirët në botë në pozitën e tij dhe kjo ka bërë që ai të kërkohet me ngulm nga skuadrat më të mëdha evropiane.


Megjithatë, Koulibaly ka qenë në qendër të thirrjeve raciste nga tifozët kundërshtarë në ndeshjet e Serie A dhe rasti më i freskët është ai i ndeshjes ndaj Interit.

Racizmi në drejtim të Koulibalyt në ndeshjen Inter-Napoli: Jam krenar për ngjyrën që kam
Lexo po ashtu Racizmi në drejtim të Koulibalyt në ndeshjen Inter-Napoli: Jam krenar për ngjyrën që kam

Por, Ancelotti beson se lojtari, i cili kërkohet nga Manchester United dhe Chelsea, është i lumtur në Napoli dhe thirrjet raciste nuk mund ta largojnë nga klubi.

Kalidou Koulibaly (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

“Në Angli shkruajnë se Koulibaly mund të largohet për shkak të problemit të racizmit, por unë nuk mendoj kështu”, ka thënë fillimisht Ancelotti për The Sun.

“Koulibaly është i lumtur në Napoli, ai është i mërzitur si të tjerët, por kjo nuk do të jetë një shkas për një lamtumirë nga klubi”.

Agjenti i Koulibalyt: Unitedi interesohet që një kohë të gjatë, ka avantazh për transferimin e tij  
Lexo po ashtu Agjenti i Koulibalyt: Unitedi interesohet që një kohë të gjatë, ka avantazh për transferimin e tij  

“Ai kurrë nuk e tregoi atë, ai dëshiron të qëndrojë në Napoli dhe në Itali, një vend që i pëlqen shumë”, përfundoi trajneri italian.

Koulibaly ka qenë cak i disa oferta mbi 100 milionë euro, por presidenti Aurelio De Laurentiis i ka refuzuar ato. /Telegrafi/

Ronaldo reagon pas thirrjeve raciste ndaj Koulibalyt: Në jetë dhe në futboll nevojitet edukim dhe respekt
Lexo po ashtu Ronaldo reagon pas thirrjeve raciste ndaj Koulibalyt: Në jetë dhe në futboll nevojitet edukim dhe respekt

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori