LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti konfirmon tërthorazi se Vinicius mund të transferohet në Arabinë Saudite

Ancelotti konfirmon tërthorazi se Vinicius mund të transferohet në Arabinë Saudite

Carlo Ancelotti ka folur për të ardhmen e Vinicius Jr te Real Madridi, mes raportimeve se zyrtarë sauditë po përgatisin një ofertë rekord prej 300 milionë eurosh për brazilianin.

Ylli i Brazilit ka qenë një objektiv për klubet e Ligës Profesionale Saudite që nga vera e kaluar dhe, sipas gazetës spanjolle AS, zyrtarët nga Lindja e Mesme janë gati të bëjnë një ofertë historike për lojtarin.

Ata thuhet se janë të gatshëm të paguajnë 300 milionë euro për kartonin e tij dhe t’i ofrojnë atij një pagë prej 200 milionë eurosh në sezon.


Teksa kampionët e Spanjës po përgatiten për një ofertë të tillë rekord, trajneri Carlo Ancelotti ka deklaruar se do ta “kuptonte” nëse Vinicius do të vendoste të transferohej në Arabinë Saudite.

Megjithatë, italiani beson se 24-vjeçari do të zgjedhë lavdinë me Realin në vend të pasurisë në Lindjen e Mesme.

Duke folur në konferencë për media, Ancelotti tha: “Unë e kuptoj gjithçka në futboll. E kuptova edhe vendimin e Toni Kroos për t’u tërhequr nga futbolli (verën e kaluar). Shumë njerëz nuk e kuptuan, por unë po. I kuptoj të gjitha”.

Real Madridi ka bërë kërkesë shokuese në federatën spanjolle për gjyqtarët e Ligës Premier
Lexo po ashtu Real Madridi ka bërë kërkesë shokuese në federatën spanjolle për gjyqtarët e Ligës Premier

“Këto janë vendime individuale. Por, nga ajo që shoh, lojtari (Vinicius) duket i lumtur dhe i emocionuar për të qëndruar këtu dhe për të fituar trofe me Real Madridin. Mendoj se ai po mendon të zgjedhë lavdinë”.

Real Madridi do të rikthehet në fushë të mërkurën (sonte), kur do të përballet me Brest në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, në transfertë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Ndërkombëtare
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

La Liga
Kalo në kategori