LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti kërcënohet me shkarkim: Tre kandidatët për ta zëvendësuar vijnë nga shtëpi e Real Madridit

Ancelotti kërcënohet me shkarkim: Tre kandidatët për ta zëvendësuar vijnë nga shtëpi e Real Madridit

Mediat spanjolle shkruajnë se Carlo Ancelotti duhet të fitojë Kupën e Botës për Klube në Marok nëse dëshiron të mbajë detyrën e tij aktuale.

Të shtunën, lojtarët e Real Madridit do të luajnë kundër Al Hilal për të shpëtuar vendin e punës për Ancelottin.

Në pesë javët e fundit, Real Madridi e ka lejuar Barcelonën të marrë një epërsi të madhe prej tetë pikësh në krye të La Ligës, pasi kampionët në fuqi kanë fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet e ligës në këtë periudhë.

Spanjollët shkruajnë se marrëdhënia mes drejtuesve të Realit dhe Ancelottit është dëmtuar rëndë pas humbjes bindëse nga Barcelona në Superkupë.  Pas kësaj, lidershipi i klubit nuk ka më besim te Ancelotti dhe aftësia e tij për ta nxjerrë ekipin nga kriza dhe ky besim u përforcua pasi ai fitoi vetëm katër pikë në tre ndeshjet e fundit të ligës.

Raul, Alonso apo Arbeloa

Marca rendit emrat e kandidatëve të mundshëm që mund të pasojnë Ancelottin. Reali është më afër zgjedhjes së një prej ish-lojtarëve të tyre. Raul, Xabi Alonso dhe Alvaro Arbeloa janë në plan të parë.

Favoriti më i madh është Raul, i cili ka një sezon të mrekullueshëm me ekipin B dhe fitoi Ligën e Kampionëve në sezonin 2020 me juniorët e Realit. Ai hodhi poshtë disa oferta nga klube të forta, ndërsa priste një shans në ekipin e parë të Realit.

Xabi Alonso mori Bayer Leverkusenin në tetor dhe e nxori ekipin nga kriza dhe zhvillimi i tij si trajner monitorohet nga afër nga Reali.

Arbeloa është trajneri i juniorëve që thyejnë rekorde dhe që luajnë futboll me të cilin bien në dashuri spektatorët. Janë të gjithë. kandidatët për stolin e Realit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori