LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti ka paralajmëruar lojtarët e Real Madridi ditë më parë për Chelsean

Ancelotti ka paralajmëruar lojtarët e Real Madridi ditë më parë për Chelsean

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka paralajmëruar lojtarët e tij për përballjen me Chelsean në Ligën e Kampionëve para se shorti të hidhej në Nyon të Zvicrës.

Skuadra spanjolle rezervoi vendin e saj në çerekfinale të kompeticionit në fillim të kësaj jave me një fitore të përgjithshme 6-2 ndaj Liverpoolit.

Përpara ndeshjes së dytë në Madrid me The Reds, strategu italian kishte paralajmëruar skuadrën e tij se mund të ndodhte një përmbysje si ajo e Bluve.

Dyshime të forta se shorti i Ligës së Kampionëve u manipulua
Lexo po ashtu Dyshime të forta se shorti i Ligës së Kampionëve u manipulua

“Ne kemi pasur përvojën e vitit të kaluar kundër Chelseat”, kishte thënë Ancelotti para ndeshjes së dytë kundër Liverpoolit. “Kemi pasur tri gola epërsi, prandaj jemi dhe kemi qenë favorit, por fakti tjetër është që duhet të luajmë edhe 90 minuta”.

“Për ta bërë këtë, duhet të luajmë me të njëjtin qëndrim si në ndeshjen e parë. Ne kemi avantazhin, por nuk mund të mendojmë të menaxhojmë lojën dhe rezultatin që patëm, duhet të luajmë 90 minuta në krye”, kishte vazhduar italiani.

Ancelotti i lumtur me kualifikimin, tregon skuadrën që e do në finale të Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Ancelotti i lumtur me kualifikimin, tregon skuadrën që e do në finale të Ligës së Kampionëve

Ancelotti me siguri do të shpresojë të shmangë një panik të ngjashëm këtë herë me skuadrën e tij që do të luajë me Chelsean në Ligën e Kampionëve për sezonin e tretë radhazi. Londinezët vulosën vendin e tyre në çerekfinale pasi bënë një rikthim në ndeshjen e dytë kundër gjigantëve gjermanë Borussia Dortmundit.

Andaj, ish-trajneri i skuadrës londineze e di se çfarë i pret ata dhe ndeshja e parë luhet në Santiago Bernabeu, aty ku duhet të përfundojnë punën, pasi në Stamford Bridge do të jetë më e vështirë për ta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori