LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti e përjetoi të njëjtën gjë si Zaniolo, thotë se talenti i Romës do të kthehet më i fortë

Ancelotti e përjetoi të njëjtën gjë si Zaniolo, thotë se talenti i Romës do të kthehet më i fortë

Talenti i pafat i Romës, Nicolo Zaniolo, ka vendosur që në marrëveshje me klubin të presë disa ditë para se t’i nënshtrohet ndërhyrjes së dytë kirurgjike në ligamentin kryesor të gjurit.

21-vjeçari këputi ligamentin ndërlidhës të përparmë të gjurit të këmbës së majtë në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndërmjet Italisë dhe Holandës, dhe ishte caktuar të operohej mëngjesin e të mërkurës.


Megjithatë, lojtari dhe stafi mjekësor i Romës kanë vendosur të presin disa ditë, sepse dëshiron një tjetër klinikë dhe tjetër kirurg, nga ai që e operoi në gjurin e këmbës së djathtë në janar.

Nicolo Zaniolo (Foto: Claudio Villa/Getty Images)

Ai mund të udhëtojë drejt Amerikës për një vizitë te Dr Freddie Fu në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Pittsburghut, ku është operuar Zlatan Ibrahimovici në vitin 2017.

Në ndërkohë, njeriu që ka kaluar nëpër një situatë të ngjashme në vitet e tetëdhjeta, Carlo Ancelotti, i ka ofruar mbështetje futbollistit të ri italian duke thënë se Zaniolo do të kthehet edhe më i fortë.

Kur trajneri italian e lëndoi gjurin për herë të parë (1981) ishte po ashtu duke luajtur për Romën, ndërsa pasi kthye e ndryshoi stilin e lojës dhe pozitën e tij për të zvogëluar intensitetin e vrapimit. Ai pret që diçka e ngjashme të ndodhë edhe me 21-vjeçarin.

Carlo Ancelotti sa ishte te Roma

“Nuk luajta në Kampionatin Botëror të vitit 1982 për shkak të atij lëndimi. Mbaj mend që trajneri i fitnesit më peshonte çdo ditë dhe nervozohej pse nuk humbja asnjë gramë… Unë e fitova Scudetton me Romën, diçka që shpresoj ta përjetojë edhe Zaniolo”, ka deklaruar trajneri i tanishëm i Evertonit.

Lëndimi i dytë i ndodhi në vitin 1983: “Tjetër dhimbje, tjera operacione, më shumë fizioterapi, më shumë momente të vështira”.

Por, karriera e tij vazhdoi. Në vitin 1987 iu bashkua Milanit dhe ishte pjesë e ekipit të Arrigo Sacchit të njohur si Grande Milan që e fitoi Scudetton, Ligën e Kampionëve, Kupën Interkontinentale, Superkupën Italiane dhe Superkupën Evropiane para se të pensionohej në vitin 1992. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori